Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor për masakrën e Reçakut.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin nga Prokuroria Speciale.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje”, thuhet në përgjigje.
Sipas Prokurorisë Speciale, Besim Kelmendi ka qenë i gatshëm të jap kontributin e tij lidhur me zbardhjen e kësaj çështje penale.
Prokuroria Speciale, ka më shumë se një vjet që ka nisur hetimet për rastin e masakrimit të 45 civilëve të pafajshëm shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes, më 15 janar të vitit 1999.