Insajderi
Lajme

“Veproni urgjent” -Thirrja e Ramës për Kurtin pas bllokadës financiare

Insajderi
19 November 2025 - 18:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Veproni urgjent” -Thirrja e Ramës për Kurtin pas bllokadës financiare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur sot alarmin për një bllokadë financiare që, sipas tij, po rrezikon seriozisht funksionimin e shërbimeve publike në Kryeqytet.

Përmes një reagimi publik, ai tha se pavarësisht shumë kërkesave të adresuara ndaj Ministrisë së Financave, mungesa e përgjigjeve dhe veprimeve konkrete ka krijuar situatë të papranueshme për qytetarët.

Rama theksoi se kërkesat e Komunës janë të qarta dhe të mbështetura në ligj, duke përfshirë alokimin e plotë të të hyrave vetanake dhe zbatimin e vlerave të miratuara për Ndarjen Buxhetore 2025.

“Është e papranueshme që qytetarët të bëhen peng i dinamikave politike. Përgjegjshmëria institucionale kërkon veprim të menjëhershëm”, u shpreh ai, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga kryeministri në detyrë për të zhbllokuar fondet dhe shmangur ndërprerjen e shërbimeve themelore në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark