Insajderi
Lajme

Obiliq: Vdes punëtori pasi ra në kontakt me rrymën

Insajderi
20 November 2025 - 09:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Obiliq: Vdes punëtori pasi ra në kontakt me rrymën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën në Obiliq, ku një punëtor ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 19 nëntor 2025 rreth orës 13:30. Viktima, burrë kosovar, ishte duke punuar pranë një mikseri betoni, kur dyshohet se ka ardhur në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, shkruan Insajderi.

Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, atje është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

“TRUP I PA JETË- Obiliq 19.11.2025 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark