Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u shpreh pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ku u diskutua rreth shpërbërjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Pas takimit, Hargreaves tha:
“Diskutuam shpresat për një fushatë zgjedhore të qetë dhe pozitive. Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike për të rënë dakord për një zgjatje të buxhetit, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet e financimit të Bankës Botërore, të cilat do t’i sillnin dobi popullit të Kosovës.”
“Shpresonim që partitë politike do ta zhvillonin fushatën zgjedhore dhe do të formonin institucione të reja në një frymë bashkëpunimi për të mundësuar përparim të shpejtë në çështjet jetësore. Kosova nuk mund të përballojë më kohë të humbur,” shtoi ambasadori në postimin e tij në Facebook.