Insajderi
Botë

Zelensky do të flasë me Trump pas propozimit të SHBA për planin e paqes Rusi-Ukrainë

Insajderi
20 November 2025 - 21:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zelensky do të flasë me Trump pas propozimit të SHBA për planin e paqes Rusi-Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të bisedojë me Donald Trump pasi SHBA-të i paraqitën Ukrainës një draft plan paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, raporton BBC.

Plani thuhet se është hartuar nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe homologu i tij rus, Kirill Dmitriev, pa përfshirjen direkte të Ukrainës.

Në një deklaratë, zyra e Zelensky tha se SHBA-të besonin se draft-plani mund të “ndihmonte në rigjallërimin e diplomacisë” dhe shtoi se Ukraina kishte “rënë dakord të punonte mbi dispozitat e planit në një mënyrë që do të sillte një fund të drejtë të luftës”.

Kiev mbështeti gjithashtu “të gjitha propozimet thelbësore të afta për të sjellë paqe të vërtetë më afër”, tha deklarata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark