Fluturon avioni i parë me energji solare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Fluturon avioni i parë me energji solare

    Insajderi
    24 April 2016 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një avion që ushqehet me energji diellore ka zbritur me sukses në Kaliforni pasi përshkoi segmentin më të rrezikshëm të udhëtimit rreth botës – fluturimin prej 56 orësh mbi Oqeanin Paqësor, ku nuk kishte platforma për zbritje në rast defektesh në avion.

    Avioni Solar Impulse 2 zbriti pak para mesnatës mbrëmë pranë rajonit të San Franciskos të njohur si Silicon Valley.

    Gjatë udhëtimit për në destinacionin përfundimtar, ai fluturoi mbi Urën e Artë në San Francisko duke kënaqur spektatorët që kishin dalë për të ndjekur këtë moment historik. Avioni lëviz shumë ngadalë, vetëm 45 km në orë, por në orët kur ndriçimi i diellit është në kulmin e tij mund ta dyfishojë këtë shpejtësi.

    Avioni do të përshkojë përsëri kontinentin e Amerikës së Veriut, drejt Nju Jorkut në brigjet lindore, më pas do të kalojë Oqeanin Atlantik dhe Evropën dhe do të mbërrijë më së fundi në Abu Dabi nga u nis për këtë udhëtim në mars 2015.

    Ideja e këtij projekti është për të dëshmuar se energjia diellore mund të përmbushë nevoja që dikur konsideroheshin të paarritshme nga ky burim energjetik./VOA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark