Insajderi
Lajme

Kurti ua premtoi në fushatë, por lagjet e Fushë Kosovës ende pa ujë-zvarriten punimet

Insajderi
22 November 2025 - 22:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti ua premtoi në fushatë, por lagjet e Fushë Kosovës ende pa ujë-zvarriten punimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në lagjen “029” të Fushë Kosovës, projekti për ndërtimin e ujësjellësit vazhdon të zvarritet, duke shkaktuar pakënaqësi tek banorët, të cilët kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Nga kompania përgjegjëse thuhet se punimet janë ngadalësuar për shkak të motit të ligë, që ka pamundësuar avancimin sipas planifikimeve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte premtuar se projekti, i nënshkruar në janar të vitit 2023, do të përfundonte në fillim të dhjetorit 2025. Megjithatë, zgjidhja e problemit me furnizim me ujë të pijshëm për lagjet 028 dhe 029, si dhe për Bardhin e Madh e Sllatinën e Madhe, duket ende larg realizimit.

Punimet janë ndërprerë disa herë dhe deri tani janë vendosur vetëm gypat, ndërsa lidhjet kryesore të ujit nuk janë bërë. Ndërkohë, KRU Prishtina thotë se gjatë vitit të kaluar ka kërkuar leje për punë shtesë, por kërkesa nuk është miratuar.

Projekti, që u nis si bashkëpunim dhe bashkëfinancim mes Komunës së Fushë Kosovës, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Infrastrukturës, mbetet i paqartë se kur do të finalizohet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark