Insajderi
Lajme

Murati kësaj radhe e sulmon Abdixhikun: S’e votuat buxhetin e Prishtinës, betejën politike e bëtë në kurriz të qytetarëve

Insajderi
23 November 2025 - 16:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Murati kësaj radhe e sulmon Abdixhikun: S’e votuat buxhetin e Prishtinës, betejën politike e bëtë në kurriz të qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, i ka reaguar edhe kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut, pas njoftimit të pezullimit të linjave urbane në kryeqytet.

Murati me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka akuzuar LDK’në se po bën betejë politike në kurriz të qytetarëve, duke thënë se s’e votuan buxhetin e Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme, shkruan Insajderi.

“Lumir Abdixhiku, tregoju qytetarëve të Komunës së Prishtinës pse nuk e votuat buxhetin e Prishtinës për vitin 2025! Po ta kishit votuar buxhetin e Prishtinës në seancën e fundit, sot Komuna e Prishtinës do ta kishte në dispozicion buxhetin e plotë, dhe fare s’do të kishte probleme me buxhet.

Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve duke mos e votuar buxhetin”, thuhet në deklarimin e Muratit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për pezullimin e të gjitha linjave urbane që nga nesër. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark