BE-ja e konsideron të sukseshme marrëveshjen me Turqinë për refugjatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE-ja e konsideron të sukseshme marrëveshjen me Turqinë për refugjatë

    Insajderi
    24 April 2016 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshja për refugjatët, e nënshkruar një muaj më parë mes Turqisë dhe BE-së duket se ka nisur të japë rezultate pozitive. Presidenti i Këshillit evropian, Donald Tusk deklaroi se po ulet fluksi i emigrantëve të paligjshëm.

    “Kemi parë një rënie të fluksit të emigrantëve të paligjshëm”, tha Tusk. Veç kësaj, ai vlerësoi Turqinë për mënyrën se si i trajton refugjatët, pavarësisht kritikave nga grupet e tjera të marrëveshjes. “Shembulli më i mirë në botë si trajtohen emigrantët”, u shpreh ai.

    Ndërsa kryeministri turk Ahmed Davutoglu tha se BE-ja tani duhet të lejojë qytetarët turq që të udhëtojnë pa viza në BE. Davutoglu deklaroi se vendi i tij kishte përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes dhe se çështja e heqjes së vizave për të hyrë në zonën Shengen është vitale për Turqinë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark