Insajderi
Lajme

Ndërprerja e linjave të transportit në kryeqytet, Dardan Sejdiu thotë se edhe më 2017 Qeveria e bllokonte komunën

Insajderi
23 November 2025 - 21:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërprerja e linjave të transportit në kryeqytet, Dardan Sejdiu thotë se edhe më 2017 Qeveria e bllokonte komunën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër nuk do të funksionojë transporti publik, duke e arsyetuar ndërprerjen me bllokimin e mjeteve vetanake nga ana e Qeverisë në detyrë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu (atëkohë VV), i cili ka rikujtuar periudhën kur komuna kishte blerë autobusët e rinj për transportin publik.

Sejdiu ka theksuar se edhe atëherë komuna ishte përballur me bllokada nga qeveria qendrore dhe se procedurat për blerjen e autobusëve ishin zvarritur me vite. Ai ka paralajmëruar se situata e tanishme paraqet rrezik më të madh, duke thënë se nëse sot pranohet që një qeveri pa mandat të përdorë qytetin për presion politik, “nesër do të pranojmë që mund të përdorë edhe shtetin”.

“Për ata që s’e dinë, e kam udhëheq atë transformim si Nënkryetar i Prishtinës. Ata autobusë nuk erdhën sepse dikush në pushtet qendror u zgjua me vullnet të mirë. Erdhën sepse qytetarët, kur panë bllokadën e qeverisë qendrore, u angazhuan dhe kërkuan me zë zhbllokimin e blerjes së autobusëve. Erdhën sepse qyteti nuk pranoi me u nënshtru”, thuhet në deklarimin e tij.

“Në vitin 2017, qytetarët e Prishtinës e thyen bllokadën. Në vitin 2025, qytetarët duhet me e kuptu se kjo lojë është edhe më e rrezikshme. Sepse tani nuk po preket vetëm transporti publik, po preket rendi ligjor dhe kushtetues. Po testohet kufiri i Republikës”, vijon ndër të tjera Sejdiu. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark