Vehbi Miftari, ambasador i Misionit të Posaçëm në Vatikan, ka shprehur shqetësimin e tij pse s’është ftuar në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli në Vatikan, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte pjesëmarrës përgjatë ditës së djeshme.
Mifatri me anë të një komenti në ‘Facebook’ thotë se misioni i Kosovës do të duhej të ishte aty, siç e kërkon praktika diplomatike, shkruan Insajderi.
“Kryeministër! Ishit në Vatikan? Po Misioni i Kosovës në Vatikan ishte aty, siç kërkon praktika diplomatike e sjellja shtetërore? E kishit vënë në dijeni? Kush u mor me organizimin nëse jo misioni juaj në shtetin e Vatikanit?”, thuhet në komentin e tij.
Nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë dhënë ende ndonjë koment për këtë çështje. /Insajderi.org/
