Insajderi
Aktuale

Vizita e Kurtit në Vatikan dhe mos-lajmërimi i ambasadorit, Hoti: Përbuzës i shtetit, duhet t’i jepet përgjigja më 28 dhjetor

Insajderi
24 November 2025 - 14:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vizita e Kurtit në Vatikan dhe mos-lajmërimi i ambasadorit, Hoti: Përbuzës i shtetit, duhet t’i jepet përgjigja më 28 dhjetor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj faktit që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, s’e kishte njoftuar ambasadorin e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftarin, në koncertin e mbajtur në këtë shtet.

Hoti e ka quajtur Kurtin “përbuzës të shtetit” duke thënë se atij “duhet dhënë përgjigjen më 28 dhjetor”, duke iu referuar datës së zgjedhjeve parlamentare, shkruan Insajderi.

“Duke mos e njoftuar Ambasadorin e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Kurti e dëshmon edhe një herë mungesën e kulturës shtetërore në veprimet e tij.  Kjo nuk është asgjë e re. Kështu ka vepruar ky dhe vartësit e tij në vazhdimësi.  Shumë mund është bërë që shteti i Kosovës ta ketë të dërguarin e vet në Selinë e Shenjtë dhe gjithandej nëpër botë”, deklaroi Hoti.

“Injorimi i Ambasadorit të Kosovës është injorim i shtetit të Kosovës”, tha më tej ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark