Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në “Bregun e Diellit”, sulmohet furgoni që transportonte para

Insajderi
24 November 2025 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë zjarri në “Bregun e Diellit”, sulmohet furgoni që transportonte para
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur mesditen e së hënës në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet.

Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana ka konfirmuar për Insajderin se rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Policia po ndërmerr masat për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark