Fizioterapisti, Altin Berisha, nga klinika Physio AB ka publikuar një material ku tregohet se si një pacient me dhimbje të forta mesi të shkaktuara nga hernia diskale mund të arrijë përmirësim të menjëhershëm pas terapisë së duhur.
Në pamjet e publikuara shihet pacienti i cili, në videon e parë, mezi arrin të ecë për shkak të dhimbjes së shkaktuar nga hernia diskale në nivelet L3/L4/L5. Ndërsa në videon e dytë, pas vetëm 30 minutash terapi në klinikën Physio AB, ai paraqitet i çliruar dhe në gjendje të ecë normalisht.
“Në videon e parë pacienti paraqitet me dhimbje të forta mesi, të shkaktuara nga hernia diskale L3/L4/L5, duke e pasur të vështirë edhe ecjen. Në videon e dytë, të realizuar pas vetëm 30 minutash terapi në klinikën tonë, ai shihet plotësisht i liruar. Një tjetër rast suksesi tek ne! Faleminderit për besimin”, thuhet në njoftimin e klinikës.
Para disa ditësh, fizioterapisti, Altin Berisha, ka ngritur një alarm serioz për pasojat fizike që po sjell përdorimi i tepruar i telefonave, tabletave dhe kompjuterëve, veçanërisht tek të rinjtë.
Ai ka paralajmëruar se qëndrimi i përkulur për orë të tëra mbi pajisjet elektronike po çon në një gjendje të quajtur hiperkifozë, një lakim i tepërt përpara i shtyllës kurrizore të sipërme, që dikur shihej kryesisht tek personat e moshuar.