Insajderi
Lajme

Fillon shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave në Prishtinë, do të dërgohen në adresat e kundërvajtësve

Insajderi
26 November 2025 - 13:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fillon shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave në Prishtinë, do të dërgohen në adresat e kundërvajtësve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka filluar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve në trafik, përmes monitorimit të kamerave të sigurisë që janë vendosur në rrugët e Prishtinës.

Në njoftim bëhet e ditur se ky sistem është funksionalizuar me qëllim të rritjes së sigurisë publike në rrugët e kryeqytetit, po ashtu edhe me qëllim të zbulimit të rasteve të ndryshme.

“Me anë të këtyre kamerave do të mundësohet identifikimi në kohë reale i kundërvajtjeve, siç janë tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i semaforëve, ndalimi në vende të palejuara dhe shkelje të tjera sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Pas identifikimit gjobat do të dërgohen në adresat postare të kundërvajtësve”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thekson se përdorimi i kamerave është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të menaxhimit të trafikut, duke synuar rritjen e sigurisë së qytetarëve në komunikacion dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të respektojnë rregullat e trafikut, ngase qëllimi kryesor i këtij sistemi është parandalimi, siguria publike dhe ruajtja e jetës së qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark