Insajderi
Lajme

Veseli thotë se PDK-ja është edhe patriotike edhe liberale

Insajderi
24 April 2016 - 20:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një video ku kërkon përkrahjen e anëtarëve të PDK-së për tu bërë kryetar i Kosovës, kandidati për këtë post, Kadri Veseli ka thënë se partia që ai mëton të jetë kryetar është një parti që si bazë e ka patriozimin dhe liberalizmin.

“PDK është shndërruar në një institucion të patriotizmit, dhe do të vazhdojë të ngelët e tillë:, ka thënë fillimisht Veseli.

Më pas ai ka thënë se PDK si qëllim ka demokracinë liberale.

“Partia jonë, jo më kot e ka emrin parti demokratike sepse konsolidimin e  demokracisë liberale në Kosovë e ka qëllim kryesor”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, anëtarët e kësaj partie edukohen me atdhedashuri, dhe me bindjen se interesat e atdheut duhet të vihen më të gjitha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark