Insajderi
Lajme

Sekuestrohen 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra në Prishtinë – i dyshuari arrestohet për shitje të mjeteve të rrezikshme tek të miturit

Insajderi
28 November 2025 - 10:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohen 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra në Prishtinë – i dyshuari arrestohet për shitje të mjeteve të rrezikshme tek të miturit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person të dyshuar për shitjen e mjeteve të rrezikshme dhe ilegale tek persona të mitur. Veprimi policor u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës së Stacionit Policor “Qendra”, të cilat çuan në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, policia gjeti dhe sekuestroi 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike, mjete që dyshohet se ai i kishte shitur apo planifikuar t’i shiste në mënyrë të kundërligjshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark