Insajderi
Lajme

Dy të arrestuar për vjedhje në një qendër tregtare të Shtimes, njëri i mitur -Policia jep detaje

Insajderi
28 November 2025 - 15:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy të arrestuar për vjedhje në një qendër tregtare të Shtimes, njëri i mitur -Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shtime janë arrestuar dy persona për vjedhje të produkteve ushqimore dhe gjësendeve të tjera në një qendër tregtare.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare, ku personat fillimisht janë ndaluar nga sigurimi deri në mbërritjen e policisë. Të arrestuarit janë identifikuar si Sh. Z., rreth 20 vjeç, dhe F. Z., rreth 15 vjeç.

“Gjatë procedurave zyrtare janë sekuestruar sendet e vjedhura, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar. I mituri është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit, sipas procedurave ligjore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Komunikata e plotë e policisë:

Arrestohen dy persona për vjedhje në Shtime

Më 27.11.2025, rreth orës 18:40, policia në Shtime është njoftuar nga sigurimi i një qendre tregtare në rrugën “Tahir Sinani” se dy persona dyshoheshin për vjedhje të produkteve ushqimore dhe gjësendeve të tjera. Personat e dyshuar ishin ndalur nga sigurimi deri në mbërritjen e policisë.

Njësia e hetimeve ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar dy të dyshuarit: Sh. Z., rreth 20 vjeç, dhe F. Z., rreth 15 vjeç, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor.

Gjatë procedurave zyrtare janë sekuestruar sendet e vjedhura, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar. I mituri është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit, sipas procedurave ligjore.

Nga veprimet hetimore është konstatuar se të dyshuarit kishin ardhur në Shtime me një veturë të tipit Renault, me targa vendore, e cila kishte rezultuar e vjedhur po atë ditë në qytetin e Skenderajt.

Stacioni policor në Skenderaj është njoftuar për të vazhduar trajtimin e rastit të vjedhjes së veturës.

Për rastin e vjedhjes së kryer në territorin e Shtimes, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar prokurorin e shtetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark