Insajderi
Lajme

Grabitje si në filma në një autostradë në Itali, vjedhen afro dy milionë euro

Insajderi
01 December 2025 - 09:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grabitje si në filma në një autostradë në Itali, vjedhen afro dy milionë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grabitje me vlerë afërsisht dy milionë euro u krye këtë mëngjes në provincën e Reggio Calabria-s, përgjatë autostradës, në Itali.

Siç raporton mediumi italian ‘Il Messagero‘, cak ishte një automjet të blinduar në pronësi të kompanisë Sicurtransport. Grabitja ndodhi brenda një tuneli midis kryqëzimeve Scilla dhe Bagnara, në drejtim të veriut.

Gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por për fat të mirë nuk pati të lënduar. Për të bllokuar trafikun dhe për të lehtësuar arratisjen e tyre, kriminelët i vunë flakën dy makinave në rrugë.

Policia italiane e shtetit dhe Departamenti i Zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të nisur një hetim.

Autoritetet po mbledhin deklaratat e dëshmitarëve dhe po shqyrtojnë kamerat e mbikëqyrjes në autostradë për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të rindërtuar detajet e incidentit. /Insajderi.org/

Video


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark