Insajderi
Lajme

Policia e Kosovës furnizohet me 41 vetura të reja për patrullim

Insajderi
02 December 2025 - 11:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Kosovës furnizohet me 41 vetura të reja për patrullim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka ndarë 41 vetura të reja për njësitë patrulluese, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe afërsisë ndaj qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, bëri të ditur se automjetet përfshijnë 35 limuzina, përfshirë edhe modele hibride, dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese në të gjitha drejtoritë rajonale.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj qytetarëve, për forcimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit me kohë ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, thuhet mes tjerash në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark