Insajderi
Lajme

Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe ora dore në vlerë rreth 50 mijë euro, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare në Morinë

Insajderi
02 December 2025 - 13:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe ora dore në vlerë rreth 50 mijë euro, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare në Morinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka sekuestruar bizhuteri floriri dhe ora dore në vlerë rreth 50 mijë euro, ndërkaq lidhur me këtë është arrestuar 33-vjeçari Q.S.

Në njoftimin për media thuhet se Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Q. S..

“Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale “Kontrabanda më mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark