Insajderi
Lajme

“Tërhiquni, tërhiquni” , “sillen sikur qen” Eskalon sërish Sami Kurteshi, shtyn gazetarët dhe përdor fjalë ofenduese

Insajderi
02 December 2025 - 16:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Tërhiquni, tërhiquni” , “sillen sikur qen” Eskalon sërish Sami Kurteshi, shtyn gazetarët dhe përdor fjalë ofenduese
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, është kapur me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së sotme të KQZ-së.

Kurteshi e ka shtyrë me dorë një prej gazetarëve prezent në sallën e mbledhjes, pasi i njëjti ka dashur t’i bëjë një pyetje Alban Krasniqit dhe është afruar tek pjesa ku anëtarët e KQZ-së mbajnë mbledhjet.

Kurtesh ka kërkuar që gazetarët të shtyhen mbrapa tek pjesa ku janë ulëset.

Sipas Kurteshit, gazetarët s’kanë të drejtë që të afrohen tek anëtarët e KQZ-së, meqë sipas tij po inciziohen e po shikohen kompjuterët e anëtarëve të KQZ-së.

“Ju lutem z.zëdhënës, jau bani një vijë, sepse po bëjnë shpifje. S’ka asnjë pyetje kur e shkelni çdo kod”, ka thënë Kurteshi me të madhe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark