Insajderi
Lajme

Mediat serbe raportojnë se i arratisuri nga qendra e paraburgimit në veri të Mitrovicë është arrestuar në Novi Pazar

Insajderi
02 December 2025 - 17:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mediat serbe raportojnë se i arratisuri nga qendra e paraburgimit në veri të Mitrovicë është arrestuar në Novi Pazar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mëngjesin e sotëm në Novi Pazar është arrestuar Gjorgje Radomiroviq, 34-vjeçar, i cili kërkohej nga Interpoli pasi u arratis nga qendra e paraburgimit në veri të Mitrovicës.

Kështu po raporton me burime mediumi serb ‘Blic‘. I dyshuari po vuante heqje lirie për vrasjen e pronarit të një kafeneje në Leposaviq, shkruan Gazeta Insajderi.

Siç raportohet tutje, i dyshuari u arrestua këtë mëngjes për sjellje të dhunshme dhe posedim të ilegal të armëve.

Policia e Kosovës në gusht njoftoi për arratisjen e tij. Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ai ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje – nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. Për këtë, u pezulluan nga puna katër zyrtarë të shërbimit korrektues.

“Sot janë pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues për shkak se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është arratisur i burgosuri GJ.R”, tha Shërbimi Korrektues i Kosovës.

I arratisuri kishte qenë duke punuar në hapësirat e punëtorisë së qendrës në paraburgimit në momentin kur kishte ikur. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark