Insajderi
Insporti

Momenti i veçantë për doping test në karrierën e Valdet Ramës: Tre orë në një dhomë me Lionel Messin

Insajderi
02 December 2025 - 21:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Momenti i veçantë për doping test në karrierën e Valdet Ramës: Tre orë në një dhomë me Lionel Messin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-futbollisti shqiptar, Valdet Rama, ka ndarë me gazetarët pasionin e tij për futbollin, momentet më të bukura të karrierës dhe përvojat që e kanë bërë të veçantë rrugëtimin e tij, përfshirë një përballje të paharrueshme me Lionel Messin.

Rama iu bashkua Real Valladolidit në janar të vitit 2013, dhe gjatë një ndeshjeje në shtëpi kundër Barcelonës, ai dhe Messi u nënshtruan një kontrolli për doping – një rutinë e zakonshme në futbollin profesional ku lojtarët zgjidhen rastësisht.

“Ne fituam ndeshjen 1:0 dhe unë e doja shumë fanellën e Messit. Pas ndeshjes isha i turpshëm, por mbledha guximin dhe ia kërkova. Ai më tha se do ta merrja fanellën në tunel. Por mjeku i ekipit erdhi dhe më tha: ‘Valdet, duhet të shkosh për kontrollin e dopingut’. Në atë moment mendova: ‘Doktor, Messi do të më japë fanellën, nuk mund të shkoj tani’. Fatmirësisht, edhe ai duhej të shkonte për kontrollin, dhe gjatë tre orëve që qëndruam aty, biseduam. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme – mund të ndjesh rrezatimin e tij, është diçka e veçantë. Dhe më dha fanellën e tij, megjithëse ai nuk donte timen”, ka rrëfyer Rama, duke qeshur në intervistën për mediumin gjerman “Sport1”.

Ky moment i veçantë, të qëndrosh për tre orë në një dhomë me yllin argjentinas, mbetet një nga kujtimet më të veçanta në karrierën e Ramës.

Rama kaloi dy sezone në Valladolid, duke përjetuar edhe përballjet me Barcelonën, Real Madridin, Atletico Madridin dhe Sevillan, duke shprehur: “Ishte ëndërr e bërë realitet të luaja kundër këtyre ekipeve. Shijova çdo moment”.

Rruga e Ramës drejt futbollit profesionist nuk ishte e lehtë. Ai u transferua me familjen nga Kosova në Gjermani në vitin 1996 dhe fillimisht kishte vështirësi për t’u ambientuar. Megjithatë, pas regjistrimit në akademinë e Rot-Weiss Essen dhe më pas te Wolfsburg, karriera e tij mori drejtimin profesional.

“Tek Wolfsburg pashë disa pengesa për shkak të lëndimeve, por më pas filloi karriera ime e vërtetë te Ingolstadt, Hannoveri, Suedia dhe Spanja. Të qenit futbollist profesionist gjithmonë ka qenë ëndrra ime, dhe nuk pendohem për asgjë”, ka thënë Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark