Hulumtimi i Insajderit – Nisin hetimet për zyrtarin e prokurimit në Kaçanik pasi i dha tender kompanisë ku vetë është i punësuar
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet ndaj zyrtarit Izahir Kuka, i cili i dha tender kompanisë ku kishte qenë i punësuar. Ndërkaq, edhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, pas…
Insajderi
03 December 2025 - 11:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet ndaj zyrtarit Izahir Kuka, i cili i dha tender kompanisë ku kishte qenë i punësuar. Ndërkaq, edhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, pas denoncimit të Gazetës Insajderi, konstatoi se rasti ka të bëjë me konflikt interesi.
Në mars të këtij viti, Gazeta Insajderi, ka publikuar hulumtimin se si Izahir Kuka, zyrtar i lartë i prokurimit në Komunën e Kaçanikut, i ka dhënë tender kompanisë, me të cilën figuronte se ka kontratë profesionale.
Komuna e Kaçanikut, me 20 gusht 2024, dha tender mbi 73,643.96 €. Kontrata kishte të bënte me “Rregullimi i hapsirave rekreative Shtegu i Lirisë, Faza e I-rë”.
Fitues doli kompania “NIKA PRO-ING” Shpk‘.
Për këtë projekt u angazhua zyrtari i prokurimit, Izahir Kuka.
Insajderi kishte zbuluar se i njëjti ka lidhje me kompaninë që mori tenderin.
Nënshkrimi për tenderin që fitoi u dha nga Izahir Kuka, u.d i menaxherit të Prokurimit.
Dy muaj pasi nënshkroi tenderin si zyrtar i komunës, Izahir Kuka lidhi një kontratë tjetër. Por, këtë herë një kontratë punë për vetë.
Ai u angazhua nga kompania që ia dha tenderin si ‘Inxhinier i ndërtimtarisë – Hidroteknik’.
Në kontratën e punës që ka siguruar Insajderi, thuhet se është lidhur për një kohë të caktuar për projektin: Rivlerësimi i Aseteve në Ndërmarrjen Publike NH “Ibër Lepenc” Sh.a.
“I punësuari do të kryej këto detyra të punës: Inxhinier i ndërtimtarisë – Hidroteknik I punësuari do të kryejë punët në: Lokalet e NIKA PRO- Ing SH.P.K. – Ferizaj, dhe në punishte. I punësuari themelon marrëdhënie pune, në kohë të caktuar, duke filluar nga: 30.10.2024, deri në përfundim te projektit“, thuhet aty.
Tenderi që iu dha kompanisë ‘NIKA PRO- Ing’, përfundon në dhjetor të vitit 2025, atëherë kur edhe planifikohet të kryhen punimet.
Dosja e tenderit me datat e përfundimit të punimeve
Pra, ende pa përfunduar punimet, zyrtari i prokurimit, që nënshkroi kontratën, lidhi kontratë punë me kompaninë që e fitoi.
Sipas ligjit zyrtari duhet të shmang konfliktin e interesit pavarësisht nëse ai është real, i mundshëm apo në dukje.
Në rastin e njëjtë duket se Kuka nuk është preokupuar se a do të bie ndesh me ligjin.
Kuka ishte angazhuar edhe në vitin 2023 nga kjo kompani.
Por, pavarësisht se mori pagë, ai në deklarimin e pasurisë nuk ka paraqitur të ardhura të tjera.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka konstatuar se ka konflikt interesi
Gazeta Insajderi rastin e kishte drejtuar edhe në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Të njëjtit kanë gjetur se kishte konflikt interesi pasi Izahir Kuka, ushtrues detyre i Menaxherit të Prokurimit ka nënshkruar kontratë me kompaninë që ka marrëdhënie afariste.
“Ekziston situatë e konfliktit të interesit në rastin me Nr. Protokoli: HQPCRB-0046/25 për zyrtarin e lartë z. Izahir Kuka, ushtrues detyre i Menaxherit të Prokurimit. I njëjti, në cilësinë e Menaxherit të Prokurimit, ka nënshkruar kontratën publike me titull: “Rregullimi i hapësirave rekreative Shtegu i Lirisë, Faza e I-ré” me Operatorin Ekonomik “NIKA PRO-ING” SH.P.K., me seli në Ferizaj, me të cilën kompani ka marrëdhënie afariste. Me veprimet e tilla, zyrtari Izahir Kuka ka shkelur dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, duke rënë ndesh me: neni 9, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8, lidhur me nenin 17, nenin 6, dhe nenin 3, paragrafin 1, nënparagrafët 1.2, 1.6 dhe 1.12. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, në mbështetje të nenit 21, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8, nenit 24, paragrafi 6, lidhur me nenin 19, paragrafi 2, nënparagrafi 2.5 dhe paragrafi 4 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, kërkon nga Komuna e Kaçanikut: Anulimin e aktit/kontratës me titull: “Rregullimi i hapësirave rekreative Shtegu i Lirisë, Faza e I-ré”, me Numër të Prokurimit: KA652-6759-5-2-1, të nënshkruar më datë 20.08.2024, konform dispozitave përkatëse të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Inicimin e procedurës disiplinore ndaj z. Izahir Kuka për shkeljet e dispozitave të nenit 24, paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”, thuhet në vendim.
Prokuroria Themelore në Ferizaj po ashtu ka konfirmuar se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.