Autoritetet në NSW Police (Policia e Nju Sauth Uellsit, Australi) kanë ngritur akuza ndaj katër burrave nga Sydney, të dyshuar se ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që posedonte dhe shpërndante material me abuzime seksuale ndaj fëmijëve përmbajtje që përfshinte tema ritualiste dhe satanike.
Hetimet janë zhvilluar nën operacionin me emrin Strike Force Constantine. Policia ekzekutoi gjashtë urdhër-bastisje në lagjet Waterloo, Ultimo dhe Malabar në Sydney. Njëri nga të arrestuarit, një 26-vjeçar, u kap në Waterloo.
Bashkë me të, u arrestuan edhe tre burra të moshave 39, 42 dhe 46 vjeç, të cilët gjithashtu akuzohen për posedim dhe shpërndarje të materialeve me abuzim seksual ndaj fëmijëve, shkruan The Guardian.
Policia tha se në pajisjet elektronike të sekuestruara gjetën mijëra video dhe imazhe, që tregojnë abuzime ndaj fëmijëve, disa prej tyre foshnje e deri 12-vjeçarë. Në disa raste, materialet përfshinin edhe përfshirje të abuzimeve me kafshë (bestialitet).
Të katër personat u ndaluan dhe u refuzua lëshimi me garanci (bail). Ata do të paraqiten përpara gjykatës më vonë, sipas njoftimeve të policisë.
Policia njoftoi se ende nuk dihet saktësisht se kush janë viktimat, as vendndodhjet e tyre dhe po bashkëpunon me agjenci ndërkombëtare për identifikim dhe hetime më të gjera.