Ndryshimet në qeveri prekin dy partitë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshimet në qeveri prekin dy partitë

    Insajderi
    25 April 2016 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se procesi i riformatimit të qeverisë duhet të ndodhë në të dyja këndet politike, edhe në PDK, edhe në LDK, pasi, sipas tij, përgjegjësia dhe kreditë për qeverisjen në vend janë të përbashkëta.

    Kuçi ka thënë për “Epokën e re” se njëra palë nuk mund ta marrë përgjegjësinë për palën tjetër dhe të fitohet përshtypja se njëra palë është më e mirë, kurse tjetra më e dobët.

    Ndërsa, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, ka thënë se çështja e riformatimit të qeverisë ende nuk është diskutuar në organet e partisë, por ka bërë me dije se fakti që është liruar pozicioni i zëvendëskryeministrit të parë mund të ketë edhe lëvizje të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark