Insajderi
Lajme

Arrestohet 33-vjeçari në Shtime – Policia konfiskon armë Ekol dhe qindra rruza metalike gjatë operacionit “Rrjeta”

Insajderi
04 December 2025 - 20:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet 33-vjeçari në Shtime – Policia konfiskon armë Ekol dhe qindra rruza metalike gjatë operacionit “Rrjeta”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më 04 dhjetor 2025, rreth orës 17:00, në kuadër të operacionit policor “Rrjeta”, një patrullë policore në Shtime ka pranuar informacione se një person dyshohej të posedonte armë ilegale.

Menjëherë pas marrjes së informatës, tre zyrtarë policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë identifikuar të dyshuarin Rr. B., 33 vjeç.

Gjatë kontrollit, i dyshuari ka pranuar se mbante një armë të llojit Ekol me bocë ajri, si dhe municion me rruza metalike. Në bastisjen e lokalit janë konfiskuar provat në vijim: 1 armë e llojit Ekol, 1 karikator, 3 bocë ajri dhe 295 rruza metalike, kalibër 4.5 mm

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor të Shtimes dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet, duke raportuar çdo aktivitet të dyshuar që mund të rrezikojë sigurinë publike, veçanërisht rastet që lidhen me armë ilegale. Çdo informatë trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe reagimi policor është i menjëhershëm.

Qytetarët mund të raportojnë rastet në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark