Insajderi
Lajme

Tension në Mitrovicë të Veriut: Asamblistja shqiptare i kundërpërgjigjet kolegut serb për praninë e policisë

Insajderi
05 December 2025 - 12:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tension në Mitrovicë të Veriut: Asamblistja shqiptare i kundërpërgjigjet kolegut serb për praninë e policisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Seanca inauguruese në Mitrovicë të Veriut nuk ka kaluar pa përplasje mes asamblistëve të kësaj komune.

Asamblistja shqiptare, Aida Doli, i ka reaguar asamblistit serb, Marko Jakshiq, pasi ky i fundit mori fjalën dhe u ankua për praninë e policisë.

Doli tha se nuk ka nevojë për t’u frikësuar dhe se pohimet e Jakshiq për praninë e policisë nuk janë të vërteta.

“S’po shoh unë në këtë sallë që ka policë dhe s’ka nevojë që parafolësi të ndjehet i frikësuar”, tha ajo.

Jakshiq, nga ana e tij, deklaroi se ndihet i pasigurt për shkak të pranisë së policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark