Insajderi
Lajme

UP-ja vazhdon protestën kundër KEDS: Po na bllokon

Insajderi
05 December 2025 - 15:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
UP-ja vazhdon protestën kundër KEDS: Po na bllokon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Protesta e nisur të mërkurën nga Fakulteti i Bujqësisë i Universitetit të Prishtinës ka vazhduar edhe sot pranë objekteve të KEK-ut/KEDS-it, të cilat po konsiderohen pengesa kryesore për shfrytëzimin e ndërtesës së re prej 7 milionë eurosh, të ndërtuar vite më parë për këtë fakultet.

Stafi akademik dhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë po kërkojnë lirimin e hapësirave të KEDS-it, të cilat ndodhen në zonën ku është ngritur objekti i ri i UP-së dhe po e bëjnë të pamundur funksionalizimin e tij. Sipas UP-së, negociatat me KEDS-in kanë dështuar, duke lënë të bllokuar një investim të madh publik dhe duke e rrezikuar seriozisht procesin e akreditimit të fakultetit.

Universiteti i Prishtinës ka bërë thirrje për zgjidhje të menjëhershme, duke theksuar se vonesat po dëmtojnë procesin mësimor dhe të ardhmen e studentëve të Fakultetit të Bujqësisë.

Të mërkurën ka nisur ky aksion simbolik nga UP-ja, dhe në ditët në vazhdim pritet që, nëse KEK-u nuk reagon, të pasojë edhe një bllokadë më e madhe. /Insajderi.org/


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark