Insajderi
Lajme

UP-ja proteston kundër KEDS-it, shkak bllokada që po i shkaktohet Fakultetit të Bujqësisë

Insajderi
03 December 2025 - 12:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
UP-ja proteston kundër KEDS-it, shkak bllokada që po i shkaktohet Fakultetit të Bujqësisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fakulteti i Bujqësisë sot ka organizuar një protestë pranë një objekti të KEK-ut, i cili ka krijuar bllokadë që ky fakultet të mund ta shfrytëzojë objektin prej 7 milionë eurosh, të ndërtuar vite më parë.

Negociatat mes KEDS-it dhe UP-së kanë dështuar që KEDS-i t’ia lirojë objektet e veta, të cilat janë bërë pengesë që ndërtesa e re e UP-së për Fakultetin e Bujqësisë të shfrytëzohet nga ky institucion, shkruan Insajderi.

Mosshfrytëzimi i këtij objekti rrezikon edhe mosakreditimin e këtij fakulteti.

Sot ka nisur ky aksion simbolik nga UP-ja, dhe në ditët në vazhdim pritet që, nëse KEK-u nuk reagon, të pasojë edhe një bllokadë më e madhe. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark