
Ministria e Kulturës dhe Sportit ka njoftuar se sot do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova si dhe trajnerin Driton Kuka.
Kelmendit, fitueses së Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Rusi, do t’i ndahet një shumë prej 20 mijë eurosh.
“Shpërblimet shtetërore për sportistët ndahen në bazë të Rregullores Nr. 15/2013 për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, dhe në bazë të kësaj rregulloreje fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë euro, ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë euro. Ndërkaq, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, përkatësisht 4 mijë euro”, thuhet në njoftimin e ministrisë së kulturës e sportit.