Insajderi
Insporti

Skandali i madh i basteve trondit futbollin turk: Lojtarë të Galatasarayt e Fenerbahçes përfundojnë në paraburgim

Insajderi
09 December 2025 - 09:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandali i madh i basteve trondit futbollin turk: Lojtarë të Galatasarayt e Fenerbahçes përfundojnë në paraburgim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Turqia është përfshirë nga një skandal i gjerë i basteve, ku një gjykatë turke ka dërguar në paraburgim 20 të dyshuar – përfshirë futbollistë të Superligës – në pritje të gjykimit për një hetim të zgjeruar mbi bastvënie në futboll, raportoi të martën agjencia shtetërore Anadolu.

Javën e kaluar, prokurorët urdhëruan ndalimin e 46 personave, mes tyre lojtarë, presidentë klubesh, komentatorë dhe një gjyqtar, nën dyshimet për bastvënie të brendshme në ligat profesioniste të Turqisë.

Sipas Anadolu, ndër të arrestuarit zyrtarisht dhe dërguar në burg janë futbollisti i Galatasarayt Metehan Baltaci, lojtari i Fenerbahçes Mert Hakan Yandaş dhe ish-presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak.

Baltaci ka deklaruar në gjykatë se ka vendosur baste në disa ndeshje kur ishte pjesë e ekipit të të rinjve, por sipas tij, këtë praktikë e ka ndërprerë kur u bashkua me skuadrën e parë të Galatasarayt. Ndërkohë, Mert Hakan Yandaş, sipas gazetës Sabah, ka mohuar plotësisht çdo përfshirje në bastvënie për ndeshje. Edhe Murat Sancak, sipas Cumhuriyet, ka thënë në gjykatë se nuk ka pasur kurrë llogari bastesh dhe nuk ka vendosur asnjëherë baste.

Përfaqësuesit e dy lojtarëve dhe ish-presidentit nuk ishin të qasshëm për koment.

Muajin e kaluar, Federata Turke e Futbollit pezulloi 149 gjyqtarë dhe asistentë, pasi një hetim zbuloi se zyrtarë të ligave profesionale kishin vendosur baste për ndeshje. Hetimet u zgjeruan më tej me arrestimin e tetë personave, përfshirë kryetarin e një klubi elitar, si dhe pezullimin e 1,024 lojtarëve nga të gjitha ligat, ndaj të cilëve TFF vendosi ndalesa.

Ende nuk është caktuar një datë gjyqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark