Insajderi
Lajme

Me orë të tëra në ajër, aeroplani gjerman ushtarak nuk ateron në Prishtinë-Nga aeroporti i Prishtinës japin arsyet

Insajderi
09 December 2025 - 16:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Me orë të tëra në ajër, aeroplani gjerman ushtarak nuk ateron në Prishtinë-Nga aeroporti i Prishtinës japin arsyet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aeroplan ushtarak i Gjermanisë, i nisur nga Berlini në orën 08:40 të mëngjesi ka ateruar në aeroportin e Shkupit.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar  Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Ndërkaq në komunikatën zyrtare të aeroportit “Adem Jashari” thuhet se problem ka qenë tek fluturakja.

Kjo është deklarata e plotë:

Në lidhje me pamundësinë e aterrimit të fluturakes të cilës ju i referoheni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ju informojmë se ANP “Adem Jashari është i certifikuar dhe operon në përputhje me standardin ICAO Category III B (CAT III B) për qasje dhe aterrim në kushte të ulëta të dukshmërisë.

Ky standard mundëson procedura të qasjes dhe aterrimit me dukshmëri horizontale deri në 50 metra, falë sistemit të avancuar të ndriçimit të pistës dhe pajisjeve të navigimit tokësor (ILS CAT III B), në përputhje me kërkesat e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe organizmave ndërkombëtarë.

Megjithatë, për të kryer aterrim në këto kushte specifike, është e domosdoshme që edhe fluturakja ashtu edhe ekuipazhi i saj të jenë të certifikuar për operime në CAT III B.

Në rastin konkret, fluturakja në fjalë nuk ka qenë e certifikuar për operime në CAT III B, dhe për pasojë nuk ka përmbushur kërkesat teknike për të realizuar aterrim në kushte të dukshmërisë së ulët, ndonëse aeroporti i Prishtinës e ka pasur kapacitetin teknik për ta mundësuar atë. Fluturakës në fjalë sipas kërkesave të ekupiazhit të saj, i janë dashur minimum 550 metra dukshmëri për aterrim, kushte të cilat aktualisht nuk mbizotrojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Prandaj, pamundësia për aterrimnuk ka qenë si pasojë e kufizimeve të aeroportit, por për shkak të mungesës së certifikimit të nevojshëm nga ana e operatorit ajror për procedura CAT III B.

Përkundër kësaj, për informimin tuaj dhe të opinionit publik, të gjitha fluturimet tjera janë duke u zhvilluar normalisht dhe pa probleme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark