Insajderi
Shqipëri/Rajon

16 vite burg për autorin e vrasjes, babai i Martin Canit: Shkolla është shkaktari, s’më solli as një mesazh për sherrin

Insajderi
10 December 2025 - 15:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
16 vite burg për autorin e vrasjes, babai i Martin Canit: Shkolla është shkaktari, s’më solli as një mesazh për sherrin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mario Përlleshaj, autori i vrasjes së Martin Canit, u dënua me 16 vite burg.

 Babai i të ndjerit, Ëngjëll Cani është shprehur se shkolla është shkaku i parë i kësaj ngjarjeje, pasi nuk i ka dërguar asnjë mesazh as për ta lajmëruar për sherrin që kishte ndodhur mes tyre.

“Shkolla është shkaktari i parë i kësaj ngjarje. Unë shkollën e kisha 5 minuta larg nga puna ku punoja. Një mesazh mund të shpëtonte jetë. Unë mund të shkoja ta merrja djalin. Një mesazh i tyre mund të kishte shpëtuar një jetë”, tha Ëngjëll Cani, babai i të Martinit.

Nga ana tjetër avokati i familjes Cani, Redi Ramaj, që ka ndjekur hap pas hapi çështjen, ka deklaruar se do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Apelit, por jo vetëm.

“Do të kemi tjetër përballje në Gjykatën e Apelit. Do të ndjekim rrugën civile të dëmshpërblimit, dhe dëmshpërblimit të të gjitha institucioneve që janë përgjegjëse për vrasjen e Martin Canit”, tha avokati Redi Ramaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark