Insajderi
Lajme

ATK mbyll një bastore në Klinë

Insajderi
25 April 2016 - 10:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me njësitet doganore kanë mbyllur një lokal për lojëra të fatit, bastore, në Klinë.  Siç njofton policia, pronari i lokalit ka shpërfillur një vendim të mëhershëm për mbylljen e këtij lokali, duke e hapur atë për biznes, duke i hequr apo dëmtuar vulat zyrtare.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton policia.

Policia ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjithsej 10 persona, prej të cilëve pesë janë në mbajtje.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar edhe 46 aksidente trafiku, prej të cilëve në 24 raste ka pasur të lënduar./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark