Insajderi
Lajme

Kërcënoi një person në vendparkim, arrestohet një i dyshuar, në shtëpi iu gjetën armë e municion

Insajderi
11 December 2025 - 09:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënoi një person në vendparkim, arrestohet një i dyshuar, në shtëpi iu gjetën armë e municion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në fshatin Bellanicë të Malishevës, një mashkull kosovar ka raportuar në polici se është kanosur nga një person tjetër pas një fjalosjeje verbale që kishte ndodhur në një vendparkim.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 31 fishekë të kalibrit 7.62 dhe një fishek i kalibrit 7.41.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Bellanicë , Malishevë 10.12.2025 ,15:00. Viktima  mashkull kosovar, ka njoftuar se në një vendparkim  ka pasur një fjalosje verbale me të dyshuarin mashkull kosovar,  ku ai edhe ka kanosur viktimën. Me vendim të prokurorit njësitet policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 31 fishekë të kalibrit 7.62 dhe një fishekë te kalibrit 7.41 . I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark