Insajderi
Lajme

Isni Kilaj arrin në shtëpi pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, djali i tij e publikon fotografinë

Insajderi
11 December 2025 - 11:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Isni Kilaj arrin në shtëpi pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, djali i tij e publikon fotografinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Isni Kilaj, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë, tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Malishevë.

Fotografinë e ka publikuar djali i tij në rrjete sociale.

Isni Kilaj është liruar përkohësisht të mërkurën nga Gjykata Speciale, pas shqyrtimit më të fundit të paraburgimit nga Gjyqtari i Vetëm i Gjykatës së Lartë në rastin Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajit, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Rasti 12”).

Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga shqyrtimi i fundit i ndalimit të Kilajt në tetor 2025 dhe se ndalimi i tij nuk ishte më i arsyeshëm ose proporcional.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark