Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar sot aktivitetet në Malishevë dhe Prizren, ku është pritur nga simpatizantë dhe struktura të partisë.
Gjatë qëndrimit në Malishevë, ai u takua me disa kandidatë të tjerë të PDK-së, me të cilët ndau një kafe të përbashkët dhe zhvilloi diskutime të hapura me qytetarët. Sipas tij, banorët shprehën interesim për çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet lokale dhe nevojën për një qeverisje më efikase.
Ai theksoi se Malisheva po dëshmon se është “e vendosur për një ndryshim të madh”, duke vlerësuar mobilizimin në rritje të qytetarëve.
Aktivitetet elektorale u zhvendosën më pas në Prizren, ku kandidati u prit me mbështetje të konsiderueshme nga strukturat lokale të partisë dhe qytetarë të shumtë.
Gjatë takimeve, ai deklaroi se Prizreni “po bashkohet fuqishëm rreth vizionit për ndryshim”, ndërsa theksoi mbështetjen që po merr si kandidat për deputet, si dhe për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër.