Insajderi
Lajme

Thirrje për ndihmë | Dyvjeçarja po përballet me tumorin në veshkë, i duhen 100 mijë euro për shërim

Insajderi
13 December 2025 - 12:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thirrje për ndihmë | Dyvjeçarja po përballet me tumorin në veshkë, i duhen 100 mijë euro për shërim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një thirrje për ndihmë vjen nga familja Arifaj nga fshati Vlashnje i Prizrenit, e cila po përballet me një betejë të rëndë për jetën e vajzës së tyre dyvjeçare.

E mitura është diagnostikuar me tumor në veshkë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm jashtë vendit, në Turqi. Kostoja e këtij trajtimi arrin rreth 100 mijë euro, shumë e papërballueshme për familjen.

Familja u bën thirrje qytetarëve, institucioneve dhe gjithë njerëzve me zemër të madhe që, sipas mundësive, të kontribuojnë për t’i dhënë vogëlushes shansin për jetë.

Të dhënat për donacion gjenden më poshtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark