Insajderi
Lajme

Agim Bahtiri bëhet i “rrezikshëm” me Listën Serbe pasi morën komunat veriore: S’do të bëjnë çka të duan e kur të dojnë

Insajderi
16 December 2025 - 18:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Agim Bahtiri bëhet i “rrezikshëm” me Listën Serbe pasi morën komunat veriore: S’do të bëjnë çka të duan e kur të dojnë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka dalë me një qëndrim të “fortë” kundër Listës Serbe, pasi ky subjekt politik mori komunat veriore të Kosovës në zgjedhjet lokale.

Bahtiri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka paralajmëruar se Lista Serbe nuk do të mund të bëjë “çfarë të dojë e kur të dojë”, shkruan Insajderi.

“Nëse Lista Serbe ka ardhë në krye të komunave të Veriut me mendimin se mund t’i kthej ngjyrat e flamujve serbë nëpër ulëset e palestrave të Veriut, E KA GABIM! Ky shtet ka rend e ligj dhe do të zbatohet pikë për pikë! E jo të bëjnë çfarë të dojnë e kur të dojnë”, ka shkruar Bahtiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark