Insajderi
Lajme

Gjetje e mjetit të dyshimtë gjatë punimeve në Rahovec, intervenon FSK-ja

Insajderi
17 December 2025 - 09:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjetje e mjetit të dyshimtë gjatë punimeve në Rahovec, intervenon FSK-ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dje rreth orës 11:05, në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshimtë shpërthyes.

Sipas informatave, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një mashkull kosovar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, për të cilin dyshohet se ishte granatë dore. Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e perimetrit për të shmangur ndonjë rrezik për qytetarët.

“Rr. Bekim Isma, Rahovec / 16.12.2025 – 11:05. Është raportuar se gjatë punimeve me ekskavator ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer (dyshohet për granatë dore). Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin- shpërthimin e mjetit shpërthyes.”,thuhet në raportin e policisë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark