Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi fushatën elektorale e nisi siç thotë ai “aty ku buron obligimi ynë moral dhe kombëtar me homazhe te Dëshmorët e UÇK-së në Landovicë”.
Paçarizi thekson se amaneti i tyre mbetet udhërrëfyesi i tij politik dhe rruga nga e cila nuk devijon.
“Gjatë kësaj dite, bëmë homazhe edhe te Monumenti i Lirisë shtatorja e Remzi Ademajt, Komandant Petritit, në Prizren, si dhe zhvilluam një takim të rëndësishëm me Organizatën e Veteranëve të Luftës, duke riafirmuar përkushtimin tonë për respekt, dinjitet dhe përkujdesje konkrete ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve. Partia Demokratike e Kosovës, e lindur nga lufta për liri dhe e themeluar nga heronjtë e gjallë të UÇK-së, sot po nis një betejë të re betejën për drejtësi, dinjitet dhe shpresë për çdo qytetar. Andaj ju ftoj që të i bashkoheni rrugëtimit tonë të përbashkët”, shkruan ai
PDK – 130,
Bedri Hamza – 1,
Fetah Paçarizi – 89.