Veseli: Kemi nevojë për më shumë biznese gjermane në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Kemi nevojë për më shumë biznese gjermane në Kosovë

    Insajderi
    25 April 2016 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të hënën një delegacion të Komisionit për Cështje Evropiane nga Landi Nordrhein Wesfalen të Gjermanisë.

    Në këtë takim, Veseli ka thënë se i ka njoftuar mysafirët me “zhvillimet pozitive në vend dhe nevojën për investime.”

    “Në këtë drejtim, është domosdoshmëri e një pranie më të madhe të bizneseve gjermane në vendin tonë”, ka thënë Veseli.

    “Gjermania vazhdon të mbetet një nga përkrahësit më të fuqishëm të vendit tonë, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.”/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark