Insajderi
Lajme

Ferizaj, gruaja goditet nga bashkëshorti – sekuestrohet një armë zjarri, ndërsa rasti shkon në “procedurë të rregullt”

Insajderi
17 December 2025 - 22:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferizaj, gruaja goditet nga bashkëshorti – sekuestrohet një armë zjarri, ndërsa rasti shkon në “procedurë të rregullt”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje. Policia njofton se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, ankuesja gjatë ditës ishte ofenduar dhe në një moment edhe goditur.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka konstatuar se në shtëpi mbahej një armë zjarri (pistoletë), e cila dyshohet se ishte në posedim të pa autorizuar nga i dyshuari, mashkull, 42 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësiti i Hetimeve ka sekuestruar një armë zjarri dhe 15 fishekë, konfirmon policia.

Megjithatë, “në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast penal ndaj të dyshuarit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark