Insajderi
Lajme

“Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi”, Rama flet për gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK-së

Insajderi
18 December 2025 - 09:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi”, Rama  flet për gjyqin ndaj ish krerëve të UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku njoftoi se do të takohet me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Rama shprehet se shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut, normave të procesit gjyqësor janë e vetmja normë që ka karakterizuar farsën, ku Thaçi dhe 3 ish krerërt e UÇK-së, mbahen në qeli.

“Të një drejtësie demokratike, të gjithë kësaj që prej vitesh po ndodh me njerëz që të vetmin faj është qe u rebeluan ndaj regjimit. I vetmi faj se morën armën për të mbrojtur lirinë, të drejtën e tyre njerëzore, të drejtën e pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë, jo si një grup social i përdhunuar. Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshmitarëve qesharake dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare”, tha Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark