Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, me numër 19 në listën zgjedhore, ka reaguar ashpër ndaj vonesave dhe problemeve teknike të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Ai ka përmendur konkursin e hapur nëntorin e kaluar për 172 vende të lira pune në fusha si psikiatria, kirurgjia vaskulare, pulomologjia, sëmundjet ngjitëse, radiologjia, nenatologjia, onkologjia, neurologjia dhe biokimia mjekësore, ku profesionistët presin ende përgjigje, ndërkohë që faqja e internetit e ShSKUK-së nuk funksionon.
“Është viti 2025, dhe kur sot duhet të kishte hapa konkretë për digjitalizim të shëndetësisë, ata nuk janë në gjendje të mirëmbajnë as një webfaqe. Inovacioni i tyre nis me ndezjen e kompjuterit dhe përfundon me fikjen e tij. Nuk kanë ide, nuk kanë program, nuk kanë aftësi”, ka deklaruar Sadiku.
Ai ka shtuar se si pjesë e vizionit të LDK-së, do të krijohet një sistem digjital modern shëndetësor, që do të lehtësojë punën e stafit mjekësor dhe ofrimin e kujdesit për pacientët.