Politikanët maqedonas po amnistojnë veten me “terroristë nga Kosova” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikanët maqedonas po amnistojnë veten me “terroristë nga Kosova”

    Insajderi
    25 April 2016 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në një artikull në mediet maqedonase, që e lidhë atë me një grup kosovarësh që gjoja po e kërcënon sigurinë maqedonase.

    “Zhvillimet në Maqedoni, janë pasojë e udhëheqjes së atjeshme, e cila është e lidhur me krimin dhe me korrupsionin, dhe përpjekjet për të amnistuar veten me gjoja ‘grupe terroriste nga Kosova’, tashmë nuk pinë ujë”, ka thënë Haradinaj.

    “Republika” e Maqedonisë ka shkruar se një grup prej 40 terroristëve kosovarë ka tentuar të futet në territorin e Maqedonisë me një kamion plotë me armë.

    “Ka shkuar koha kur politikanët maqedonas, i kanë justifikuar veprimet e tyre kriminale, me gjoja rrezikun nga Kosova.  Unë nuk jam i afërt me asnjë person dhe me asnjë grup imagjinar që ekziston në kokat e politikanëve maqedonas. Situatën e krijuar ta zgjidhin vetë dhe të mos e përziejnë Kosovën në flliqtihanet e tyre”, ka shtuar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai këtë situatë e ka quajtur si “fushatë propagansitike kundër Kosovës dhe figurave të saj të respektuara”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark