Insajderi
Lajme

Parim Olluri: VV nuk ofron plane, projekte, por ofron rrena në fushatë zgjedhore

Insajderi
19 December 2025 - 22:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parim Olluri: VV nuk ofron plane, projekte, por ofron rrena në fushatë zgjedhore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari, Parim Olluri ka folur për garën e partive për zgjedhjet e 28 dhjetor

Olluri ka vlerësuar se arma kryesore e VV’së që e ofron në fushatë është ‘’rrena’’, dhe se kjo parti nuk ofron plane e projekte sipas tij.

‘’Në asnjërën prej partive nuk ka entuziazëm të madh. Ekziston përshtypja që VV’ja po e bën garën më interesant. Cila mund të jetë arsyeja? Mendimi jem, PDK dhe LDK bazën kryesore e kanë te ekonomia, me këtë kartë çajnë përpara. VV po tingëllon më kreative, është për shkak se nuk ofron plane, projekte, por ofron rrena në fushatë zgjedhore, dhe normalisht kur ti si subjekt politik, rrenën e ki kryesoren, armën kryesore në fushatë zgjedhore, rrena është më e komentueshme se premtimi për rritje të pagave’’, ka thënë Olluri në Pressing në T7.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark