Insajderi
Zgjedhjet 2026

Fadil Geci merr përkrahje edhe në veri të Mitrovicës: Vazhdojmë tutje deri në fitore!

Insajderi
20 December 2025 - 15:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fadil Geci merr përkrahje edhe në veri të Mitrovicës: Vazhdojmë tutje deri në fitore!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Fadil Geci, ka marrë përkrahje nga Dega e LDK-së në veri të Mitrovicës, e udhëhequr nga Besnik Xhaka.

Përfaqësuesit e degës shprehën mbështetjen e tyre për Gecin dhe familjen e tij, duke theksuar besimin se ai do t’i përfaqësojë denjësisht qytetarët.

“Ne i kemi sytë te ju, që do të na përfaqësoni denjësisht. Prandaj jemi me ju dhe me familjen tuaj. E personalisht për ty, Fadil Geci: Ishe brez i të gjitha proceseve të rënda që kaloi Kosova dhe dolëm faqebardhë në të gjitha betejat. Vazhdojmë tutje deri në fitore. Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që ka program dhe vizion të qartë për Kosovën”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark